Wednesday 17 February 2010 photo 4/4
|
ÖVERSÄTTNING KOMMER PÅ SVENSKA SÅ SNART SÅ MÖJLIGT!
ME FAT PAVARËSIA , KOSOVË E DRITËS.
Nuk ka lule, nuk ka zog nuk ka flutur,
nuk ka zemër dhe dhe nuk ka pemë që nuk
është gëzuar në shkurt ...
E PSE?
Edhe dielli, edhe hëna, edhe përmendoret,
edhe yjet, edhe dita, edhe nata, edhe mbrëmja edhe mëngjesi
kanë marrë ngjyrë tjetër.
E PSE?
SEPSE mbi kosovën ilire për herë të parë gjatë historisë të lagur
me lot dhe gjak, SHQIPONJA hap krahët e PAVARËSISË
në tokën e shenjtë dardane.
Në Dheun e Teutës e të Skënderbeut, të Dadës Shotë e Azem Galicës,
të Mic Sokolit e të Isë Boletinit, të UÇK-së e të legjendarit: Adem JASHARI,
1000 vjet kosova ishte e ndrydhur dhe e shkelur:
Pa dritë, pa diell, pa lule dhe pa liri.
Dhe, 1000 vjet nuk u mposht Kosova martire.
Shumë gjak rrodhi nëpër faqet e shekujve...
Shumë trima u bënë përmendore drite.
U shkrinë në rreze dielli.
Nuk ka gjë më të bukur, nuk ka gjë më madhështore se PAVARËSIA.
Çdo shkronjë është e mbushur dritë.
Më dritë janë të mbushura edhe të gjitha zemrat me
flamur dhe shqiponjë përbrenda.
Kosova kurrë nuk ka qënë më krenare.
Edhe krojet, edhe lumenjtë tasht mërmerojnë më ndryshe.
Edhe shiu është më i bukur.
Edhe hëna.
Edhe uji është më i ëmbël.
Edhe nata është e bardhë.
Edhe dimri më nuk do të quhet dimër.
Pranvera e lirisë ditëlindjen e ka më 17 SHKURT.
Kosova kurrë nuk ka qenë më madhështore.
Për herë të parë e veshi këmishën e diellit, këmishën historike te PAVARËSISË.
Pullat i ka prej rrezeve.
Shpallja e Pavarësisë ka qenë ëndrra e çdo shqiptari.
Ëndrra e çdo dëshmori.
Ëndrra e çdo shpirti të Kosovës me shqiponjë në zemër.
Të çdo shpirti të të gjitha trojeve të ndara dhe të NËNËS SHQIPERI.
KOSOVA SHTET I PAVARUR, ka qenë ëndërr e të gjitha ëndrrave.
Dashuri e të gjitha dashurive.
Dëshirë e të gjitha dëshirave.
Bijtë e lirisë kurrë nuk do të harrohen.
Përmendoret e tyre do të stolisen me lule drite.
Tri shkronjat e Lirisë: UÇK-do të shkruhen me shkronja të arta
sa të ketë diell dhe ujë.
Edhe une Majlinda Rexha e kam një urim të gjatë:
ME FAT PAVARESIA, KOSOVË!
Me fat LIRIA, ATDHE!
Urime çdo zemre shqiptare e miku kudo që rrah në këtë planet.
Këngën mos e ndalni kurrë.
Gëzimin e juaj le ta shohë edhe dielli edje te marrë rreze nga ai gëzim.
Përqafohuni shumë e shumë për Ditën e Madhe të Atdheut tuaj:
REPUBLIKËS së KOSOVËS.